Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verratti mbetet te PSG-ja

Mesfushori italian Marco Verratti ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Paris Saint-Germainit në fund të këtij edicioni.

Ai në një intervistë për mediumet italiane ka thënë se dëshiron të mbetet te PSG-ja deri në vitin 2021 kur edhe i skadon kontrata.

26-vjeçari, te ekipi francez është transferuar në vitin 2012 nga Pescara.

Ai këtë edicion ka 12 paraqitje në të gjitha garat dhe një asistim.

“Nuk po mendoj të ndërroj mjedis. Nuk më interesojnë spekulimet për shkak se unë dua të mbetem te Parisi”, ka thënë Verrati.

Artikuj të ngjashëm