Raportohet se Marco Verratti dëshiron transferimin te Barcelona, por është i hapur edhe për një kalim te Manchester Unitedi, raporton Daily Express.
Përfaqësuesi i Italisë raportohet se e dëshiron largimin nga PSG-ja, dhe për këtë është i gatshëm të bëjë edhe kërkesë, transmeton Koha.net. Mesfushori italian luan që pesë vjet te PSG-ja.
Kurse Jose Mourinho dëshiron të përforcojë edhe më shumë mesfushën para fillimit të sezonit të ri, por duhet të shpenzojë rreth 100 milionë euro për transferimin e italianit.