Manchester Unitedi raportohet se i ka hyrë garës për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germainit, Marco Verratti.
Sipas “Tuttomercatoweb”, Jose Mayorga, një nga agjentët e Unitedit, ka mbajtur bisedime me kampin e Verrattit.
Jose Mourinho thuhet se është fans i madh i italianit dhe është në gjendje të ofrojë shumën e kërkuar nga PSG-ja për 24-vjeçarin.
Verratti mund të largohet edhe drejt Barcelonës, ndërsa klubi parisien kërkon 80 milionë euro për shërbimet e tij.