Marco Verratti raportohet se ka informuar Paris Saint-Germainin që dëshiron transferimin te Barcelona, por klubi francez nuk dëshiron shitjen e tij.
Agjenti i mesfushorit italian Donato Di Campli është takuar me drejtorin sportiv të PSG-së, Antero Henrique, për t’ia konfirmuar dëshiron e klientit të tij për largim.
24-vjeçari për një kohë të gjatë është lidhur me një transferim në Camp Nou me besimin se do të jetë zëvendësues i Xavi Hernandezit.
Për shërbimet e Verrattit Barcelona duhet të paguajë 80 milionë euro.