Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ventura merr drejtimin e Salernitanas

Ish-seleksionuesi i Italisë, Giampiero Ventura, në edicionin e ardhshëm do të punojë si trajner në Serie B.

Mediumet italiane kanë njoftuar të dielën se Ventura ka marrë drejtimin e skuadrës së Salernitanas. 71-vjeçari me Salernitanan ka firmosur kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, transmeton “Koha Ditore”.

Ventura ka thënë se synimi i tij është ta rikthejë Salernitanan në Serie A.

“Jam i gatshëm për këtë sfidë dhe besoj se së bashku me futbollistët do të arrijmë të kthehemi në Serie A”, ka thënë Ventura, i cili ka punuar edhe te Chievo, Torino, Bari, Pisa, Verona, Napoli, Cagliari, Udinese e Sampdoria, ndër të tjera.