Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vëllaznimi “shokon” Bashkimin, Rahoveci fiton ndaj Prishtinës

Vëllaznimi ka bërë befasi të madhe duke fituar ndaj Bashkimit në Prizren. Në kuadër të javës së tretë të Superligës në basketboll, Vëllaznimi të enjten mbrëma fitoi 75:72.

Për Vëllaznimin e kthyer në Superligë, ishte fitorja e parë. Cedric Council realizoi 20 pikë e 13 kërcime për Vëllaznimin, kurse pikë dyshifrore kishin edhe tre lojtarë të tjerë. Sean Hoehn ishte më efikasi te Bashkimi me 19 pikë.

Fitore të madhe ka realizuar edhe Rahoveci, që fitoi 83:62 ndaj Sigal Prishtinës. Prishtina këtë edicion nuk e ka as për së afërmi nivelin e viteve të kaluara.