Sulmuesi i Llapit, Valmir Veliu, ka thënë se skuadra luajti mirë në pjesën e dytë, por që pakujdesia u kushtoi me humbje të duelit.
“Kemi mundur të luanim më mirë. Gabuam në momentin kur pësuam gol. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, provuam, por nuk shënuam. Shpresoj që të luajmë më mirë e të marrim rezultat në ndeshjen kthyese. Jemi mesatarisht të kënaqur. Kemi ekip shumë të mirë, por po na mungon fati në momentet e fundit”, tha Veliu, që me Kosovën U21 kundër Republikës së Çekisë, luajti deri në minutën e 68-të, kur u zëvendësua nga Diamant Berisha.