Ylli i garës më motoçikleta, Matheus Barbosa, ka vdekur pas një përplasje të rëndë në Interlagos të Brazilit. 23-vjeçari, që garonte në serinë Superbike, humbi kontrollin në shtegun e garave “José Carlos”, gjatë së dielës, duke u përplasur me një pengesë metalike.
Barbosa ishte në pozitën e katërt të garës kur motoçikleta e tij humbi kontrollin, ku më vonë u konfirmua vdekja e tij në vendin e ngjarjes, shkruan dailymail.