Motoçiklisti Hugo Millan, ka vdekur në moshën 14-vjeçare pas një aksidenti në MotorLand Aragon, raporton “The Sun”.
Tinejxheri po garonte në serinë European Talent Cup, kur u rrëzua 13 rrathë pa përfunduar gara. Ai u shkel nga një motoçiklist tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGara u ndërpre, ndërsa Millan mori ndihmë emergjente në shteg, para se të dërgohej me helikopter në Spitalin e Zaragozas.
Por, mjekët nuk kanë qenë në gjendje ta shpëtojnë atë.
Millan ka qenë një nga talentet më premtuese të Spanjës.
Ai në shtegin MotorLand Aragon erdhi i dyti në renditje të European Talent Cup me 86 pikë, duke përfunduar katër herë në podium.