Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazhdon kriza e Clujit

Një tjetër ndeshje pa fitore për Clujin e Ermal Krasniqit në Rumani. Është disfata e katërt në futbollin rumun për Clujin.

Në pesë ndeshjet e fundit ka edhe një barazim, kurse fitoren e fundit e shënoi më 15 prill, ndaj Sepsit. Cluji të dielën pësoi disfatë në udhëtim ndaj Fotbal Club FCSB me rezultatin minimal, 1:0.

Ermal Krasniqi luajti nga minuta e parë. Por, për shkak, siç kanë raportuar në Rumani, të një lëndimi, sulmuesi i krahut u zëvendësua në minutën e 43-të.

Në fakt, Krasniqi u kthye nga një lëndim dhe u paraqit të dielën nga fillimi. Por, u zëvendësua për shkak të lëndimit. Clkuji zë vendin e tretë në plejofin e Rumanisë. Ka 39 pikë, tetë më pak se lideri Farul Constanta.