Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazhdon forma e dobët e Golden State

Nuk mjaftoi rikthimi i Kevin Durant apo i Draymond Green për të kthyer në shina Golden State Warriors. Kampionët në fuqi të NBA u mposhtën 107:116 nga Milwaukee Bucks.

Lojë fantastike nga Giannis Antetokounmpo, që e mbylli takimin me 32 pikë. Khris Middleton dha një kontribut të madh në këtë takim duke shtuar 23 pikë të tjera për Bucks.

Te Warriors që po ndjejnë mungesën e Stephen Curryt të lënduar, më i miri ishte Quinn Cook me 30 pikë.

Duhet theksuar se në radhët e Warriors mbizotëroi nervozizmi, aq sa Durant u përjashtua nga loja që në periudhën e dytë.

Ndeshje shumë interesante u zhvillua në AT&T Center, aty ku San Antonio Spurs mposhti rivalin direkt për vendin e katërt në Perëndim, Oklahoma City Thunder, 103:99.

LaMarcus Aldridge me 25 pikë e 11 kërcime ishte basketbollisti më meritor për skuadrën e San Antonios. Ndërsa te OKC, Paul George me 26 pikë të realizuara ishte i vetmi që u mundua më shumë të shmangte humbjen e dytë rresht të ekipit të tij.

Edhe Wembanyama udhëheqë Spursin drejt finales së NBA-së Basketboll 1 muaj më parë Wembanyama udhëheqë Spursin drejt finales së NBA-së

Një fitore që i mbanë në pozitën e shtatë të Konferencës së Lindjes për Miami Heat, që mposhti 103:92 Chicago Bulls.

Josh Richardson me 22 pikë dhe Goran Dragiq me 17, ishin liderët e skuadrës nga Florida për këtë sukses.