Kampioni në fuqi i NBA, Milwaukee Bucks, regjistroi humbjen e tretë pas gjashtë ndeshjeve, duke u mposhtur 102:93 nga San Antonio Spurs.
Paraqitja brilante e Giannis Antetokounmpo me 28 pikë e 13 kërcime nuk mjaftoi që Bucks të marrin fitoren. Khris Middleton kontribuoi gjithashtu me 12 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.
Te Spurs, më i dalluari ishte Dejounte Murray me 23 pikë e nëntë asistime. Paraqitje të mirë regjistroi edhe Derrick White e Bryn Forben me 17 përkatësisht 16 pikë.
E Golden State Warriors pati një ndeshje të lehtë ndaj Oklahoma Thunder, duke fituar me rezultat 103:82.
Stephen Curry me 20 pikë ishte basketbollisti me më shumë pikë pavarësisht se luajti vetëm 27 minuta. Draymond Green pati 14 pikë e 11 kërcim, ndërsa Poole e Wiggins gjithashtu kishin nga 14 pikë.
Shai Gilgeous-Alexander e Luguentz Dort te Oklahoma patën 15 respektivisht 14 pikë.
