Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazhdimi i Superligës në futboll, temë diskutimi në “Sportin Total”

Vazhdimi i futbollit në Kosovë, Gjermani, Spanjë e Itali, është tema kryesore e Sportit Total në KTV, këtë të diel.

Emisioni sportiv i redaksisë së Sportit në Koha sjell raportet e xhiros së 24-të të IPKO Superligës, që është luajtur ndërmjet tri ditëve.

“Sporti Total” do të sjellë te shikuesit të gjitha raportet nga ndeshjet e futbollit të Superligës, nga të gjitha terrenet, me detaje, analiza dhe deklarata. Në mbrëmjen e së dielës do të diskutohet me trajnerë, futbollistë dhe drejtues klubesh e analistë të futbollit, e gjithë java e 24-të dhe për atë që e veçoi këtë xhiro.

“Tema qendrore e ‘Sportit Total’ me mysafirët në studio do të jetë analiza e ndeshjeve të javës së 24-të, të cilën do ta analizojnë trajnerë e futbollistë, por edhe analistë të futbollit, në studio dhe përmes lidhjeve direkte”, ka thënë Bujar Mehmeti, udhëheqës i emisionit sportiv në KTV, “Sporti Total”.

Pjesë e bisedës do të jenë edhe ekspertët e mjekësisë, të cilët janë personat kryesorë të një ndeshjeje, për të siguruar që po përfillet protokolli mjekësor nga ekipet.

“Krahas raporteve të IPKO Superligës në futboll, ekipet tona në terren do të përkujdesen edhe për ngjarjet e tjera sportive, që lidhen ngushtë me futbollin dhe infrastrukturën sportive”, ka thënë Mehmeti.

Edhe Vazhdimi i Superligës në futboll, temë diskutimi në “Sportin Total” Sport Vazhdimi i Superligës në futboll, temë diskutimi në “Sportin Total”

Në pjesën e dytë të “Sportit Total” rikthehen storiet e veçanta, e kësaj radhe vjen një tregim nga palestra e sportive e Istogut, e cila është ndërtuar pas më shumë se një dekade.

Rubrika atraktive, e shpesh qesharake, “Faullat e javës” do të sjellë edhe këtë javë momentet më interesante nga arenat e sportit, ndërsa për fund redaksia e Sportit në Koha do të përgatisë edhe raportet e ndeshjeve të Bundesligës, Kupës së Italisë dhe futbollit spanjoll, La Liga.

“Sporti Total” transmetohet çdo të diel nga ora 22:15 në KTV.