Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Varane nuk pritet ta refuzojë ofertën joshëse të Unitedit

Rafael Varane është pranë kalimit gjatë kësaj vere për 70 milionë euro te skuadra e Manchester United, ka raportuar të enjten “ABC”.

Mësohet se “Djajtë e Kuq” i kanë ofruar francezit një marrëveshje fitimprurëse pesëvjeçare dhe ai është i gatshëm ta refuzojë një ofertë afatshkurtër të madrilenëve për të kaluar në drejtim të “Old Trafordit”.

Gjiganit spanjoll është ende duke tentuar ta bindë Varanen për rinovimin e kontratës.

Me Realin, reprezentuesi i Francës ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm, por Unitedi është gati t’ia marrë para kohe futbollistin francez.