Një ditë para ndeshjes ndaj Senegalit, përzgjedhësi i Holandës, Louis Van Gaal, ka folur në konferencë për shtyp dhe ka prekur tema të ndryshme.
Van Gaal e ka vlerësuar lartë Senegalin, por e sheh Spanjën si favorite për Botëror.
“Senegali është kampion afrikan dhe nuk do të jetë e lehtë. Senegalit i mungon Sadio Mane, por Memphis Depay do të na mungojë neve. Jam tifoz i Sadio Manes. Kur isha trajner te Manchester Unitedi provova që ta transferojë. Do të jetë mungesë e madhe për Senegalin, por neve na mungon lojtari me më së shumti gola dhe asistime”, tha fillimisht Van Gaal.
“Mendoj se ne mund ta fitojmë Kupën e Botës, por Spanja është në mesin e favoriteve, jo vetëm për mënyrën se si luan, por edhe për shkak të përzgjedhësit Luis Enrique”, ka thënë Van Gaal.
Holanda dhe Senegali luajnë të hënën prej orës 17:00.