Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Van de Beek pritet të mungojë kundër Milanit

Donny van de Beek pritet t’i mungojë Manchester Unitedit për duelin kundër Milanit në Ligën e Evropës.

Mesfushori mungoi edhe në dy ndeshjet e fundit në Premier League për shkak të një dëmtimi. Raportohet se ai nuk do të jetë i gatshëm për takimin e parë të 1/8 së finales në “Europa League”.

Mesfushori holandez qëkur u transferua nga Ajaxi në “Old Trafford” verën e kaluar, nuk ka pasur sezon të kënaqshëm. Ka luajtur vetëm 13 ndeshje në Premier League, ndërsa në shumicën e tyre ka hyrë në lojë si zëvendësues. Van de Beek mund t’i mungojë edhe Holandës për duelet kualifikuese të Botërorit 2022 kundër Turqisë, Letonisë dhe Gjibraltarit.