Donny van de Beek do të largohet nga Ajaxi gjatë kësaj vere.
Mesfushori holandez po kërkohet nga skuadra të njohura evropiane. Drejtuesit e klubit të Ajaxit janë të gatshëm ta shesin lojtarin për 50 milionë euro, transmeton KOHA.
Për shërbimet e 23-vjeçarit interesim kanë shprehur skuadra si Real Madridi, Barcelona, Manchester Unitedi dhe Tottenhami. Van de Beek nuk ishte pjesë e skuadrës as në miqësoren e luajtur ndaj Frankfurit, duke ngjallur edhe më shumë spekulimet për një largim të mundshëm.