Brendan Rodgers është duke shpresuar që ta sjellë në skuadër futbollistin e Manchester Unitedit, Donny van de Beek, për rreth 13 milionë funte, ka raportuar të mërkurën “Daily Mail”.
Leicesteri po e sheh holandezin si zëvendësues për Youri Tielemansin, të cilit i skadon kontrata në verën tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVan de Beek ka luajtur në tri ndeshje dhe në të gjitha ishte zëvendësues këtë sezon.
Ai ka qenë titullar në vetëm katër ballafaqime të Premier Leagues qëkur iu bashkua skuadrës së madhe angleze nga Ajaxi në shtator të vitit 2020.