Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Van de Beek nuk ftohet as nga Holanda

Donny van de Beek vazhdon të mbetet i pakënaqur me situatën e tij te Manchester Unitedi.

Mesfushori vazhdon të mbetet jashtë planeve të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, ku nuk u inkuadrua as në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve.

Mosaktivizimi i tij te klubi anglez ka bërë që ai mos të ftohet as nga Përfaqësuesja e Holandës për herën e dytë rresht.

Holandezi nuk është ftuar për takimet ndaj Letonisë dhe Gjibraltarit që Holanda i luan këtë muaj në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2024”. E kjo ka bërë që Van de Beek ta kërkojë largimin nga Unitedi gjatë janarit.

24-vjeçari këtë sezon ka luajtur vetëm gjashtë minuta në Premier League.

Artikuj të ngjashëm