Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valon Berisha mposht Strakoshën, barazon shifrat ndaj Lazios

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka vazhduar me formën e lartë në Ligën e Evropës.

Ylli i Salzburgut ka barazuar shifrat në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Evropës ndaj Lazios, duke shënuar nga penaltia, transmeton Koha.net.

Luliq kishte kaluar Lazion në epërsi në minutën e tetë, kurse Berisha arriti ta mposhtë Strakoshën nga penaltia në minutën e 30.