Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha realizon, por humb nga Strakosha

Valon Berisha ka realizuar gol për Salzurgun në humbjen 4 me 2 nga Lazio në çerekfinalen e parë të Ligës së Evropës.

Ai arriti të mposhtë portierin shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha, por në fund fitimtar doli reprezentuesi i kombëtares kuq e zi.

Lulic, Parolo, Anderson e Immobile shënuan për Lazion, ndërsa pos Berishës, për Salzburgun shënoi edhe Minamino.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Austri.