Spanjolli Cesar Vallejo nuk do të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere. Krerët e klubit madrilen kanë vendosur ta mbajnë mbrojtësin edhe për sezonin 2022/23, përcjell “Marca” të martën.
Sezonin e fundit, Vallejo nuk ka pasur hapësirë të madhe, por trajneri Carlo Ancelotti dëshiron që të ketë më shumë zgjidhje në bankën e rezervistëve për edicionin e ri. Vallejo pati vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat në sezonin 2021/22, kurse me Realin ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Vallejo iu bashkua Realit para shtatë vjetësh nga Real Zaragoza, kurse ka qenë i huazuar edhe tek Eintracht Frankfurti, Wolverhamptoni e Granada.