Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vallecano ndal Realin në barazim

Rayo Vallecano e ka ndalur në barazim liderin e La Ligas së Spanjës, Real Madridin.

Vallecano e Reali të dielën barazuan me rezultatin 1:1, në ndeshjen që i takoi xhiros së 25-të të kampionatit spanjoll. Joselu në minutën e tretë shënoi për mysafirët me asistim të Federico Valverdes.

Shifrat nga penalltia i barazoi Raul de Tomas në minutën e 27-të, dhe rezultati nuk ndryshoi më. Në minutën e pestë të kohës shtesë, pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtua mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Carvajal.

Ivan Balliu e kompletoi ndeshjen te vendësit.

Reali mbetet lider i La Ligas me 62 pikë, ndërsa Vallecano ka 25 pikë në pjesën e poshtme të tabelës.

Artikuj të ngjashëm