Kundërshtari i Dritës më 18 dhjetor, në ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës, Rayo Vallecano, e ka ndalur Real Madridin, liderin e La Ligas së Spanjës.
Rayo Vallecano dhe Real Madridi të dielën në “Campo de Futbol de Vallecas” në Madrid, barazuan pa gola në ndeshjen e xhiros së 12-të të elitës spanjolle.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë stadium do të luhet edhe ndeshja Rayo Vallecano – Drita.
Mundësitë më të mira për shënim te Real Madridi i patën në pjesën e parë Vinicius Junior e Raul Asencio, ndërsa në pjesën e dytë te vendësit rrezikuan Jorge de Frutos e Alvaro Garcia. Por, gola nuk pati dhe të dyja ekipet fituan nga një pikë.
Real Madridi mbetet lider me 31 pikë, ndërsa Vallecano tani ka 15 pikë në mesin e tabelës.