Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia në garë për Eriksenin

Skuadra nga La Liga, Valencia po e sfidon Paris Saint-Germainin për shërbimet e mesfushorit Christian Eriksen, i cili pritet të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit. Te Valencia tashmë kanë kontaktuar Interin duke kërkuar huazimin e mesfushorit danez deri në fund të këtij edicioni.

Eriksen në fillim të vitit të shkuar iu bashkua Interit por nuk arriti të adaptohet të ekipi italian dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet. 28-vjeçar, ka kontratë me Interin deri në vitin 2024 kurse këtë edicion ka regjistruar 12 paraqitje në të gjitha garat.

Kartoni i tij, po vlerësohet rreth 30 milionë euro në Interi.

Artikuj të ngjashëm