Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vajzat në Zanzibar po vrapojnë pas topit dhe të drejtave të tyre

"Njerëzit janë munduar të më ndalojnë", thotë Riziki Abdallah, duke qëndruar në shtëpinë modeste të nënës së saj në fshatin Dole në Zanzibar, një arkipelag gjysmë autonom, që është afër Tanzanisë. "Ata thonë, 'Mos luaj futboll, futbolli është për meshkuj'".

Në Zanzibar nuk është e pazakontë të shohësh fëmijët duke luajtur futboll dhe njerëzit duke shikuar ndeshje të Kupës së Botës nëpër televizione e restorante, si në çdo vend tjetër, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Në këtë vend futbolli, ndonëse i popullarizuar, është i limituar te djemtë dhe burrat. Për shkak të presionit nga publiku, mungesës së sponsorëve dhe turpërimit të familjes, femrat dekurajohen të merren me lojën.

"Kurrë nuk jam sulmuar fizikisht", thotë Abdallah 23-vjeçare, duke bërë një shikim nervoz në drejtim të nënës së saj që është në dhomë. "Por më thonë mua dhe familjes sime se nuk janë të lumtur që unë po luaj futboll"....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)