Në rrugët e ngarkuara dhe të ngushta të Ambedkar Nagar, një lagje e varfër në jug të qytetit më të madh të Indisë, ëndrra për Kupën e Botës në futboll të femrave mund të duket shumë e largët.
Kupa e Botës në Francë do të shihet nga një audiencë televizive rreth 750 milionë, por këtu, në zemër të qarqeve ushtarake dhe biznesore të Mumbait, edhe vetëm të luajturit me top nuk është e garantuar. Veçanërisht për një vajzë.
Normat dhe traditat, ku thuhet se futbolli nuk është për vajza dhe se vajzat duhet të bëjnë punë shtëpie, po limitojnë mundësitë. Po ashtu, edhe gjërat jetësore si uji i pijshëm dhe kanalizimi janë luks.
Megjithëkëtë, po ka shenja për të ardhmen në futboll për një vend që kurrë nuk është paraqitur në një kupë të botës.
Mamta Prajapati, një mbrojtëse 15-vjeçare, dhe Atisha Saini, një sulmuese 18-vjeçare, janë dy vajza të reja që po sfidojnë traditat për të ndjekur ëndrrat në futboll.
Duke u rritur si fqinje, ato tash luajnë përkrah me vajzat e tjera të lagjes. Stinorin e ardhshëm ato do të garojnë në ligën nacionale dhe profesioniste I-League të Indisë. Do të jetë një hap masiv për të dyja ato, pasi me vite kundërshtarët u thoshin se është ide e keqe të luhet. Kishin kundërshtime nga familjarët, nga shoqëria e klasës, nga mësuesit dhe komuniteti.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)