Gjatë gjithë jetës Elham Balatone dëshironte të luante futboll - si vëllezërit e saj, si djemtë në rrugën e saj. Por në Sudan, ku ajo është rritur, femrat mund të rriheshin nëse vishnin pantallona, lëre më pantallona të shkurtër futbolli. Ajo dëgjoi të gjitha arsyet se përse duhej të hiqte dorë nga ëndrra e saj – të luajë futboll. Sudani është një vend mysliman; uniforma ishte e papërshtatshme dhe ky sport ishte i dedikuar vetëm për meshkujt.
Ajo luajti gjithsesi, duke veshur tuta nën pantallonat e shkurtër për të ndjekur ëndrrën, shkruan sot Koha Ditore.
“Asgjë nuk dua në botë më shumë sesa të luaj futboll. Ju lutem, më lejoni të luaj!”, kujtonte Balatone kërkesën e vetme për familjen e saj.
Për vite të tëra ajo dhe femrat e tjera kanë luajtur futboll kryesisht të fshehura nga syri i të tjerëve me frikën se mund të pësonin keq. Në të shumtën e rasteve ato kanë luajtur nëpër fusha të ndotura, të cilat i pastronin për të luajtur. Asnjëherë nuk kanë luajtur në një vend të njëjtë me frikën se mund t’i shihte dikush.
“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, sepse kemi vuajtur shumë”, shton ajo.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Rrugëtimi i gjyqtares së futbollit Jawahir Roble nga Somalia në “Wembley”
-
Sudani Jugor po e përdor futbollin për t’i thyer barrierat kulturore
-
Sudanezët shpresojnë që revolucioni t'i japë shtytje futbollit
- Ëndërr me këmbë në tokë
-
“Duhet ta shpëtoj vetëm njërën nga vajzat binjake”, nëna që përballet me zgjidhjen e pamundur