Me dekada, futbolli i femrave gjithmonë ishte frenuar për shkak të barrierave kulturore dhe shpesh femrat ishin dekurajuar të merrnin pjesë në aktivitete sportive.
Në Sudanin Jugor, shtetin më të ri në botë, gjërat janë edhe më të vështira për femrat që janë entuziaste të futbollit, pasi në këtë vend në lindje të Afrikës perceptimi drejt pjesëmarrjes së femrave në futboll ka tendencë të jetë negativ, në sportin që dominohet nga meshkujt, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor një gjeneratë e re e vajzave ka nisur një rrugëtim ambicioz për t’i thyer këto barriera ekzistuese kulturore nëpërmjet futbollit, shkruan Xinhua.
“Unë jam ndëshkuar shumë herë që kam luajtur futboll, nuk mund ta mbaj në mend”, ka thënë Sunday Jennifer, kapitene e Young Stars FC, një skuadër e futbollit të femrave nga qyteti juglindor Torit.
Tash duke udhëhequr skuadrën e saj në edicionin e parë të Kupës së Femrave të Sudanit Jugor, 17-vjeçarja ka treguar se është përballur me shumë pengesa dhe vështirësi ndërsa po tentonte të luante sportin që e adhuron si vajzë e vogël.
E shumica e problemeve që kishte ishin nga babai i saj që insistonte që ajo të mos luante futboll.
“Unë nisa të luaja në shkollë kur isha tetëvjeçare, pasi e doja futbollin që nga një moshë e vogël. Por prindërit e mi nuk donin që unë të luaja futboll, e më thoshin se futbolli nuk është i mirë për vajza”, tregon Jennifer. “Babai im thoshte se futbolli nuk është i mirë për vajza, por unë refuzoja ta dëgjoja atë. Ikja me vëllezërit e mi për të luajtur. Ata pëlqenin që unë luaja futboll dhe më inkurajonin ta bëja këtë”.
Falë insistimit, Jennifer arriti të lirohej nga rregullat shtypëse të babait të saj dhe tash po shpreson që të përfaqësojë shtetin e saj në turne ndërkombëtar...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)