Rreth 20 minuta në fushë, disa sprinte, një rast i mirë për të shënuar me kokë dhe një humbje e ngushtë.
Kjo është sinteza e debutimit të Usain Bolt me skuadrën norvegjeze Stromsgodset.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRekordmeni i shumëfishtë në atletikë, në garat e 100 dhe 200 metrave, luajti në minutat e fundit të miqësores që skuadra e tij zhvilloi ndaj përfaqësueses U-19 të Norvegjisë, që fitoi minimalisht 1-0.
Për Bolt ishte një eksperiencë e vyer para ndeshjes së bamirësisë që do të luajë me 10 qershor në “Old Trafford” të Manchesterit, stadium ku gjithmonë ka ëndërruar për të qenë protagonist.