Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bolt fiton rastin tjetër në futboll, kësaj radhe në Australi

Usain Bolt është pranë të firmosë me skuadrën e A-Leagues së Australisë, Central Coast Mariners.

Legjendja e atletikës, Bolt, 31-vjeçar, ka ëndërruar gjatë të bëhet futbollist profesionist pasi të përfundojë karrierën në atletikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tash xhamajkani pritet të ketë një provë gjashtëjavore te skuadra australiane, pas provave që pati te Borussia Dortmundi në Gjermani dhe Stromsgodseti në Norvegji, shkruan “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”.

Gjatë majit dhe qershorit Bolt stërviti e madje edhe luajti për skuadrën e elitës norvegjeze, duke mbajtur fanellën me numër 9.58, që është rekordi i tij i botës në 100 metra.

Bolt pati paraqitje të shkurtër 20 minutëshe, por lëshoi një rast të madh për të barazuar shifrat në humbjen 1:0 të skuadrës së tij.

Ai luajti edhe në një përballje me karakter bamirës në Manchester.

Para ndeshjes bamirëse dhe periudhës në Norvegji, Bolt stërviti me gjigantin gjerman Dortmund, por ëndrrat e tij u shuan nga trajneri Peter Stoger... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)