Rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra sprint, Usain Bolt megjithatë mund të firmosë kontratë me skuadrën australiane Central Coast Mariners, pasi që Federata e Futbollit të Australisë ka njoftuar se është duke punuar me klubin sa i përket financimit të transferimit.
Klubi australian ka njoftuar se do të jetë e vështirë të firmoset me fituesin e tetë medaljeve të arta olimpike Bolt, pa kontribut nga një palë e tretë, transmeton Koha Ditore.
Mirëpo, Federata e Futbollit të Australisë ka njoftuar për BBC-në të mërkurën se është përfshirë në tentim për të ndihmuar.
Bolt 32-vjeçar i është bashkuar klubit të elitës australiane në prova që nga gushti.
Artikuj të ngjashëm
-
Bolt nis provat me skuadrën australiane, ka synime të mëdha
-
Bolt fiton rastin tjetër në futboll, kësaj radhe në Australi
-
Central Coastit i duhet ndihmë financiare për të përballuar Boltin
-
Boltit i ofrohet kontrata nga Central Coast, trajneri nuk di asgjë për këtë
-
18-vjeçari Gout shkruan histori në sprint, kalon Boltin në këtë moshë