Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uniteti nuk e lejon largimin e Pogbas

Manchester Unitedi nuk ka lejuar largimin e Paul Pogbas pavarësisht se agjenti i tij preferon kalimin drejt Barcelonës apo Juventusit.

Ditëve të fundit u raportua se superagjenti Mino Raiola po tenton largimin e Pogbas nga Unitedi për ta transferuar diku tjetër, dy vjet pasi kaloi në Old Trafford nga Juventusi.

“Goal” tani raporton se Unitedi nuk e ka konsideruar kurrë largimin e Pogbas këtë afat kalimtar. Klubi anglez nuk ka pranuar të flasë as për një marrëveshje ku përfshihej kalimi i Miralem Pjaniqit të Juventusit drejt “Djajve të Kuq”.