Sport

Man. Utd tenton ta bindë Pogban

Manchester Unitedi është duke bërë përpjekjet e fundit për ta bindur Paul Pogban të mbetet në skuadër edhe pas përfundimit të sezonit aktual.

Sipas “Daily Telegraph”, drejtuesit e klubit anglez do të tentojnë sërish të nisin negociatat për të vazhduar kontratën me mesfushorin francez.

Pogba ka refuzuar të vazhdojë kontratën me “Djajtë e Kuq”, e cila i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Për Pogban interesim ka shprehur Real Madridi dhe Juventusi.