Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali synon Pogban vitin e ardhshëm

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të enjten se madrilenët po synojnë ta transferojnë Pogban vitin e ardhshëm si lojtar të lirë, pasi i skadon kontrata me ekipin anglez.

Te Reali janë të bindur se mund ta marrin Pogban falas, pasi francezi tashmë disa herë ka refuzuar rinovimin e kontratës me Manchester Unitedit.

Krahas Realit, interesim për Pogban ka shfaqur edhe Juventusi. Mesfushori 28-vjeçar këtë edicion ka tri ndeshje për Unitedin, ku ka bërë pesë asistime.

Artikuj të ngjashëm