Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi synon ta transferojë Pogban

Real Madridi ka rikthyer interesimin për Paul Pogban.

Skuadra spanjolle thuhet se e dëshiron me çdo kusht mesfushorin e Manchester Unitedit. Pogba do të largohet nga “Djajtë e Kuq” si futbollist i lirë në verë, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Këtë situatë po mundohen ta shfrytëzojnë madrilenët për ta bindur lojtarin të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Madje, drejtuesit e klubit spanjoll janë të gatshëm t’i ofrojnë Pogbas pagë prej 12 milionë euro në sezon. Për 28-vjeçarin interesim ka shprehur edhe Juventusi.

Artikuj të ngjashëm