Sport

Reali e Unitedi me oferta marramendëse për Pogban

Real Madridi është i gatshëm ta bëj hapin para për ta transferuar Paul Pogban si lojtarë të lirë, nëse ai nuk e vazhdon kontratën me Manchester Unitedin.

Kontrata e Pogbas skadon në fund të sezonit dhe ende nuk e di të ardhmen e tij, të qëndrojë me 20-të herë kampionin e Anglisë, apo të largohet.

Nëse nuk arrin kontratë të re, francezi lejohet të diskutojë me skuadra tjera për të ardhmen e tij, madje edhe të nënshkruajë parakontratë e në verë të largohet.

Sipas mediumit spanjoll, Reali është i gatshëm t’i ofrojë Pogbas 12 milionë euro në vit, plus bonusin e transferimit prej 25 milionë eurove për ta bindur atë të largohet nga “Old Trafford” në fund të sezonit.

Ndërkohë, te klubi aktual Unitedi, Pogba me kontratën e re do të mund të fitonte 400 mijë funte në javë.

28-vjeçari Pogba me Unitedin në nëntë ndeshjet e para të këtij sezoni ka shtatë asistime.