Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi nuk heq dorë nga Pogba

Paul Pogba do të largohet nga Manchester Unitedi. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mesfushori francez ka vendosur të rikthehet në Serie A te Juventusi.

“Zonja e Vjetër” thuhet se ka pasur kontakte me menaxherin e lojtarit, Mino Raiola.

Madje drejtuesit e klubit i kanë ofruar pagë të majme lojtarit për ta bindur të rikthehet në Torino.

Pogba do të largohet nga Unitedi si futbollist i lirë pasi i skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm.

Për Pogban interesim ka shprehur edhe PSG-ja.

Artikuj të ngjashëm