Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedin e pret pjesë e dytë shumë e vështirë

Manchester Unitedi po barazon 2:2 pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Copenhagenit.

Rasmus Hojlund ka shënuar të dy golat për Unitedin në Danimarkë. Ai shënoi për 1:0 në minutën e tretë dhe për 2:0 në minutën e 28-të.

Por skuadra daneze është kthyer në lojë në minutat e fundit të pjesës së parë. Fillimisht në minutën e 42-të me karton të kuq u përjashtua Marcus Rashford. Ai la fushën për shkelje të një lojtari kundërshtar.

Copenhageni fillimisht qëlloi traversën, ndërsa Mohamed Elyonoussi ishte realizator i golit për 2:1 në minutën e 45-të.

Në minutën e nëntë shtesë, Diogo Goncalves realizoi nga pika e bardhë për 2:2.

Ndeshja i takon Grupit A të Championsit.