Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi fiton me golat e hershëm të Hojlundit

Sulmuesi danez, Rasmus Hojlund ka shënuar dy gola të hershëm për fitoren e vështirë të Manchester Unitedit ndaj Luton Townit.

Unitedi të dielën mbrëma fitoi 2:1 në ndeshjen që e luajti në udhëtim. Ndeshja i takoi xhiros së 25-të të Premier Leagues.

Hojlund 21-vjeçar, shënoi për 1:0 në minutën e parë, ndërsa golin e dytë e realizoi në minutën e shtatë.

Menjëherë në minutën e 14-të, Lutoni shënoi për 2:1. Realizator ishte Carlton Morris. Gola të tjerë nuk pati.

Unitedi ka vazhduar me fitore. Tani ka katër fitore rresht në Premier League dhe një në kupën FA. Së fundi lëshoi pikë më 14 janar, kur barazoi 1:1 me Tottenhamin. Humbje nuk ka pësuar që nga fundi i dhjetorit.

Manchester Unitedi është i gjashti me 44 pikë. Lutoni mban pozitën e 17-të me 20 pikë.