Manchester Unitedi e ka vazhduar ecurinë pozitive të rezultateve.
Skuadra e madhe angleze të enjten në mbrëmje në “Old Trafford” fitoi me rezultatin 3:2 ndaj Bodo/Glimtit norvegjez. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Ligës së Evropës.
Alejandro Garnacho shënoi për 1:0 që në minutën e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolat e Hakon Evjen dhe Philip Zinckernagel në minutën e 19-të dhe të 23-të, e kaluan në epërsi Bodo/Glimtin.
Por në fundin e pjesës së parë, Unitedi i barazoi shifrat në 2:2. Shënues ishte Rasmus Hojlund.
Hojlund realizoi tjetër gol në minutën e 50-të dhe e vendosi rezultatin përfundimtar.
Unitedi në pesë ndeshje ka nëntë pikë, dy më shumë se Bodo/Glimti.
“Djajtë e kuq” janë në seri prej gjashtë ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat. Kanë katër fitore e dy barazime.