Manchester Unitedi dhe Tottenhami e kanë zhvilluar derbin e xhiros së 21-të të Premier Leagues së Anglisë të dielën.
Megjithatë, ky ballafaqim nuk dha fitues. Unitedi e Tottenhami barazuan me rezultatin 2:2, në ndeshjen shumë interesante.
Rasmus Hojlund shënoi që në minutën e tretë për vendësit, ndërsa Richarlison i barazoi shifrat në minutën e 19-të. Sulmuesi danez, Hojlund, kontribuoi edhe në minutën e 40-të me asistim, kur shënoi Marcus Rashford për 2:1. Por me të filluar pjesa e dytë, Tottenhami e zuri në befasi Unitedin dhe i barazoi shifrat me mesfushorin Rodrigo Bentancur.
Ai u asistua nga Timo Werner. Unitedi mbetet në pozitën e shtatë me 32 pikë, kurse Tottenhami ka tetë pikë më shumë në vendin e pestë.