Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tottenhami thellon krizën e Unitedit

Tottenham

Skuadra e Tottenham Hotsporit ia ka thelluar edhe më shumë krizën skuadrës së Manchester Unitedit.

Tottenhami të dielën mbrëma e fitoi derbin ndaj Unitedit me rezultatin 1:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të Premier Leagues.

Për Unitedin kjo ishte disfata e gjashtë në nëntë ndeshjet e fundit në ligë.

Golin e fitores për Tottenhamin e shënoi James Maddison në minutën e 13-të.

Për Tottenhamin ishte fitorja e dytë rresht.

Unitedi pas 25 ndeshjeve të zhvilluara renditet në pozitën e 15-të me 29 pikë.

Tottenhami ka një pikë më shumë dhe zë vendin e 12-të.