Manchester Unitedi ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme ndaj Copenhagenit. Të martën mbrëma në “Old Trafford”, Unitedi fitoi 1:0 në kuadër të Grupit A të Championsit.
Golin e vetëm e shënoi Harry Maguire në minutën e 72-të. Maguire shënoi gol të bukur me goditje me kokë. Asistues ishte Christian Eriksen.
Fundi i ndeshjes ishte shumë dramatik. Në minutat shtesë skuadra daneze fitoi penallti, që u konfirmua nga VAR-i. Në minutën e 97-të nga pika e bardhë gjuajti Jordan Larsson. Por Andre Onana priti gjuajtjen e tij dhe ia mundësoi Unitedit tri pikët.
Me fitore, Manchester Unitedi del në vendin e tretë në grup me tri pikë. Copenhageni bie në vendin e katërt. Ka vetëm një pikë. Galatasaray është i dyti me katër pikë, ndërsa Bayerni është shkëputur me nëntë pikë.