Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashfordi ia siguron tri pikë Man Unitedit

Manchester Unitedi ka shënuar fitore kundër West Ham Unitedit me rezultatin 1:0.

Ndeshja u zhvillua të dielën në “Old Trafford” dhe i takoi javës së 14-të të Premier Leagues.

Marcus Rashfordi shënoi golin e fitores në minutën e 38-të pas asistimit të Christian Eriksenit.

United tani ka kaluar në pozitën e pestë me 23 pikë. West Hami është i 13-ti me 14 pikë.

Artikuj të ngjashëm