Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

United fiton në frymën e fundit

Manchester Unitedi të shtunën mposhti West Hamin me rezultatin 1:0 në “Old Trafford”.

Me këtë fitore “Djajtë e Kuq” mbajnë hapin për një pozitë që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

“Djajtë e Kuq” e dominuan takimin duke krijuar raste të mira shënimi, por nuk arritën t’i konkretizonin.

Golin e tri pikëve në këtë takim e shënoi sulmuesi anglez, Rashford, në minutën e 92-të shtesë për rezultatin 1:0.

Pas kësaj fitoreje, Manchester Unitedi është në pozitën e katërt me 38 pikë, derisa West Hami renditet në vendin e pestë me 37 sosh.

https://mixture.gg/v/61ec1d08d81e3

Artikuj të ngjashëm