Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi zyrtarizon Lindelofin

Manchester United ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit suedez Victor Lindelofi nga Benfica.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

22-vjeçari luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe pritet që të debutojë për fanellën e “Djajve të Kuq” gjatë korrikut në turin në SHBA.

“Jam i lumtur që po i bashkohem Manchester Unitedit. Mezi pres të luaj në Premier Ligë në Old Trafford dhe për Jose Mourinhon”, ka thënë ai duke shtuar se do të bëjë çmos për të fituar trofe.

Artikuj të ngjashëm