Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi zgjedh arkitektët e stadiumit të Tottenhamit

man united, sport, futboll, 14 prill

Manchester Unitedi ka zgjedhur arkitektët që e dizajnuan stadiumin e Tottenhamit, për të bërë një plan të ri për stadiumin “Old Trafford”.

Firma e arkitekturës “Populous” dhe konsultuesit menaxhues të “Legends International” do të punojnë së bashku për ngritjen e kapacitetit të stadiumit, ka shkruar “BBC” të enjten.

Të dyja kompanitë punuan në stadiumin e Tottenhamit me 63 mijë ulëse, që u hap në vitin 2019.

“Old Trafford” aktualisht ka kapacitet prej 74 mijë ulëseve.

“Puna do të fillojë menjëherë dhe do të studiohet fizibiliteti, me qëllimin për ta përmirësuar eksperiencën e tifozëve. Tifozët do të jenë në zemrën e procesit”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e klubit të Unitedit.

Muajin e kaluar u raportua se Unitedi është duke i konsideruar disa opsione për rinovimin e stadiumit, ndërsa është përmendur edhe rrëzimi i “Old Traffordit” dhe ndërtimi i një stadiumi të ri.

Artikuj të ngjashëm