Manchester Unitedi dhe Manchester City kanë kërkesa prej 120 mijë tifozëve që janë në pritje për t’u pajisur me biletë vjetore.
Në elitën e futbollit anglez, 98 mijë persona kanë paraqitur kërkesë për biletë vjetore të skuadrës së Tottenhamit.
Unitedi është duke e menduar rritjen e kapacitetit të stadiumit “Old Trafford”. Aktualisht “Teatri i Ëndrrave” ka kapacitet prej 74 mijë ulëseve.
Zyrtarët e klubit kanë njoftuar se rindërtimi i stadiumit “Old Trafford”, mund të arrijë koston e mbi 1 miliard eurove.
Rritjen e kapacitetit në stadiumin “Etihad” e ka kërkuar edhe Manchester City. Kapaciteti i “Etihad Stadium” është 56 mijë ulëse, ndërsa skuadra po e mendon rritjen edhe për 7 mijë ulëse të tjera.
-
Ende ka në shitje bileta për ndeshjen e “padërshiruar” Angli – Francë
-
Manchester Unitedi zbulon planet për “stadiumin më të madh në botë”
-
City investon 300 milionë funte në stadium
-
Hyrja pa biletë në stadium bëhet vepër penale në Angli, dënimi deri në 1000 funte
-
Rritet presioni ndaj FIFA-s për shkak të biletave të shtrenjta për Botëror