Manchester City ka dorëzuar planin për rritjen e stadiumit “Etihad”, ndërsa synon të shpenzojë edhe 300 milionë funte të tjera.
53 mijë e 400 ulëse është aktualisht kapaciteti i stadiumit të Cityt, por klubi synon të shtojë edhe mijëra ulëse tjera për ta rritur kapacitetin në 60 mijë ulëse.
Me investimin e 300 milionë funteve synohet të krijohen 2600 vende të reja pune, ndërsa me prioritet do të jenë njerëz të Manchesterit.
Stadiumi “Etihad” është ndërtuar në vitin 2002, ndërsa shtëpi e skuadrës nga Premier League është prej vitit 2003.